Bjellorusi, dënim me vdekje për tentativë për akt terrorist

Ligji mund të zbatohet për ata që tentojnë të përdorin armë biologjike ose kimike ose materiale bërthamore ose radioaktive për një akt terrorist ndërkombëtar

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko miratoi sot ndryshim të ligjit me të cilin me dënim me vdekje do të dënonte ata që tentojnë të kryejnë akte terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji mund të zbatohet për ata që tentojnë të përdorin armë biologjike ose kimike ose materiale bërthamore ose radioaktive për një akt terrorist ndërkombëtar.

I njëjti ligj do të gjykojë ata që tentojnë të vrasin njerëz të shquar për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të frikësuar publikun.

Amendamenti është miratuar më parë nga Dhoma e Ulët dhe e Lartë e Parlamentit dhe do të hyjë në fuqi dhjetë ditë pas shpalljes në “Gazetën Zyrtare”.

Kategoritë
BotaLajme