Bledian Krasniqi braktis Zvicrën, pranon të luaj për Kosovën

Futbollisti Bledian Krasniqi ka pranuar të luaj për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku.

Sipas tij, po pret të pajiset me pasaportën e Kosovës.

Krasniqi aktualisht luan te skuadra zvicerane, Zurich.

23-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe 2 asistime në Superligën e Zvicrës.

Ai deri më tani ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës.

Krasniqi njihet mjaft mirë nga trajneri Franco Foda, pasi ishin së bashku te Zurichu.

Kategoritë
Sport