Bleu Lamborghini me paratë që mori ndihmë për Covidin, 27-vjeçari përballet me 132 vjet burg

Një burrë nga Florida e Jugut përballet me 132 vjet burg pasi u shpall fajtor për mashtrimin e ndihmës Covid-19.

Valesky Barosy, i cili pretendonte të ishte një ‘sipërmarrës i suksesshëm’, është dënuar për paraqitje false të kredive për lehtësimin nga COVID-19 nën Programin e Mbrojtjes së Pagave (PPP).

PPP u miratua nga Kongresi në vitin 2020 për të ndihmuar në ndalimin e mbylljes së bizneseve si rezultat i pandemisë.

Në çdo aplikim për kredi, Barosy gënjeu për shpenzimet e vitit të kaluar, fitimin neto ose listën e pagave dhe dorëzoi formularë tatimorë fals.

27-vjeçari u shpall fajtor më 12 dhjetor për nëntë akuza të mashtrimit, pastrim parash dhe vjedhje të rëndë identiteti.

Burri nga Majami tregonte blerjet e tij luksoze në Instagram, të cilat përfshinin një Lamborghini Huracán EVO, orë Rolex dhe Hublot, veshje të stilistëve nga Louis Vuitton, Gucci dhe Chanel.

Barosy paraqiti dhjetëra aplikacione mashtruese për kredi në emër të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij që kërkuan më shumë se 4.2 milion dollarë dhe fituan me sukses rreth 2 milion dollarë.

Kërkesat e tij mashtruese për kredi dhe dokumentet tatimore u gjetën në kompjuterin e tij së bashku me mesazhet me tekst që kërkonin informacion nga klientët e mundshëm.

Për çdo aplikim kredie, bashkëpunëtorët e Barosy-t i paguanin atij 20 deri në 30 për qind ryshfet që ai përdori për të blerë makina dhe veshje luksoze.

Kategoritë
BotaLajme