Blinken: Më trishtoi thellësisht kur pashë drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Turqi

“Më trishtoi thellësisht kur pashë drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Türkiye”, tha Blinken duke shtuar se SHBA-ja është e vendosur të bëjë çdo gjë që mundet për punimet e kërkimit dhe ndihmës.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se ishte i trishtuar kur pa drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Türkiye, transmeton Anadolu.

Sekretari Blinken dha një deklaratë përmes Twitter-it pas inspektimeve nga ajri në rajonin e tërmetit me ministrin e Jashtëm të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Më trishtoi thellësisht kur pashë drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Türkiye”, deklaroi Blinken duke shtuar se SHBA-ja është e vendosur të bëjë çdo gjë që mundet për punimet e kërkimit dhe ndihmës.

Çavuşoğlu dhe Blinken ishin nisur drejt qytetit Hatay për të kryer inspektime në rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.

Ministri Çavuşoğlu e priti sekretarin Blinken i cili mbërriti në Komandën e Bazës së 10-të të Tankerëve në İncirlik në qytetin e Adana-s.

Kategoritë
BotaLajme