Bllokimi i rrugës në Veri, Ministria e Infrastrukturës del me një njoftim

Rruga Mitrovicë-Leposaviq vazhdon të mbetet e bllokuar që nga mengjesi i sotëm.

Në një komunikatë për media, Ministria e Infrastrukturë ka kërkuar nga qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri.

“Sot rreth ores 9 të mengjesit, në rrugën Nacionale N 22.3,  segmanti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si\”Shkëmbi I Kajushes” kanë rreshqitur gurët dhe është mbyllur rruga”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndermarrë veprimet për sanim të gjendjes.

Tutje bëhet e ditur se aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim.

 

 

Kategoritë
LajmeVendi