Bllokohen 35 emigrantë në një ishull në Itali, moti i keq vështirëson shpëtimin

35 emigrantë janë bllokuar që prej ditës së djeshme, të dielën pasdite, në një ishull shkëmbor pranë ishullit Lampedusa në Itali për shkak të motit të keq.

Rojet bregdetare italiane tentuan vazhdimisht t’i afroheshin zonës për të shpëtuar emigrantët, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Megjithatë, kjo ishte e pamundur për shkak të detit të trazuar.

Kategoritë
BotaLajme