Blloku tregtar i Amerikës së Jugut refuzoi kërkesën e Zelenskyy-t për fjalim

Raul Cano, Zëvendësministër i Marrëdhënieve Ekonomike dhe Integrimit të Paraguajit, në një konferencë për media tha se nuk ka konsensus mes anëtarëve të bllokut.

Kërkesa e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për fjalim në samitin e Tregut të Përbashkët i Amerikës së Jugut (Mercosur) që mbahet në Paraguaj, nuk u pranua nga vendet anëtare të bllokut.

Sipas lajmit në mediat e rajonit, kërkesa e Zelenskyy-t për të folur në samit nuk do të realizohet, për shkak se qeveritë e shteteve anëtare të Mercosur nuk u dakordësuan për këtë.

Raul Cano, Zëvendësministër i Marrëdhënieve Ekonomike dhe Integrimit të Paraguajit, në një konferencë për media tha se nuk ka konsensus mes anëtarëve të bllokut. “Nuk u arrit marrëveshje, nuk kishte konsensus. Është informuar ambasadori i Ukrainës në Argjentinë që gjendet në Paraguaj”, tha ai.

Nuk u bë e ditur se cilat vende u përgjigjën pozitivisht ose negativisht për kërkesën e Zelenskyy-t për fjalim.

Samiti i Mercosur, i cili filloi në qytetin Luque të Paraguajit, nuk zhvillohet që nga dhjetori i vitit 2019 për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme