Bodybuilder-i i famshëm jugkorean, Huang Zheshun, i njohur me nofkën “Përbindëshi aziatik”, ka humbur muskujt pasi përfundoi në burg për rrahjen e gruas së tij në një parking, dhe tani ka bërë një thirrje dëshpëruese për këtë arsye.
Dikur simbol i forcës dhe vendosmërisë, Huang tani gjendet plotësisht me të drejtë pas hekurave, duke u përballur me ditë të errëta.
Ky rast i tmerrshëm ndodhi në tetor të vitit të kaluar në qytetin Yeosu të Koresë së Jugut, ku ai sulmoi bashkëshorten e tij dhe i shkaktoi fraktura kockore. Sulmi çoi në muaj të tërë trajtim spitalor.
Para incidentit, Huang Zheshun konsiderohej si një nga bodybuilder-ët dhe trajnerët e fitnesit më të famshëm në Azi, i ndjekur nga mbi një milion e gjysmë fansa në rrjetet sociale. Megjithatë, pas përfundimit të gjyqit, ai u dënua me një vit burg në korrik të këtij viti.
Huang hyri në burg me 120 kilogramë dhe me muskuj të dukshëm, por tani ka bërë një thirrje duke thënë se dobësimi i trupit po e shkatërron. Ai e krahasoi veten me një merimangë.
“Ditë pas dite jam i detyruar të shikoj si trupi im dobësohet. Duart dhe këmbët e mia tani janë të holla, barku im është fryrë si ai i një merimange. Kjo po më shkatërron si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Ndjenja e poshtërimit dhe zbrazëtisë që sjell kjo situatë do të më ndjekë përgjithmonë,” shkroi Huang në një letër të dërguar nga burgu.
Gjithashtu, ai kërkoi falje ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, duke premtuar se do të reflektojë mbi gabimet e tij dhe se do të bëhet një person më i mirë gjatë qëndrimit në burg. Përveç kësaj, ai premtoi se do të heqë dorë nga pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit gjatë kohës në burg.