Boksierja turke Busenaz Sürmeneli fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Sürmeneli, 23 vjeçe, shkroi histori duke siguruar medaljen e parë olimpike në boks për Turqinë.

Kampionia botërore turke e boksit, Busenaz Sürmeneli, shkroi histori në Lojërat Olimpike të Tokios duke fituar medaljen e artë në peshat e mesme (welterweight) për femrat.

Duke mposhtur kinezen Gu Hong, Sürmeneli siguroi medaljen e parë olimpike në boks për Turqinë në Kokugikan Arena në kryeqytetin japonez.

Sürmeneli, 23 vjeçe, u bë kampione bote në Kampionatin Botëror të Boksit për Gratë 2019 në Ulan-Ude të Rusisë.

“Është ari për Turqinë! Busenaz Sürmeneli është kampione olimpike e boksit për gratë në peshat e mesme dhe kjo është medalja e parë e artë për Turqisë ndonjëherë në këtë sport”, shkroi llogaria zyrtare e Olimpiadës në Twitter.

Kategoritë
Sport