“Bomba” e minutave të fundit, Ronaldo iken nga Manchester United dhe përfundon në Turqi?

Ndërkohë që ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e merkatos për ekipet europiane, mediat turke flasin për një zhvillim “bombë” në lidhje me Ronaldon. Ato raportojnë duke iu referuar presidentit të Fenerbahçes Ali Koç, se ylli portugez ka pranuar të firmosë për këtë ekip kundrejt një kontrate 23 milion euro.

Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, megjithatë CNN Turk raporton duke iu referuar burimeve nga drejtuesit e Fenerbaçes së gjithçka është mbyllur dhe priten vetëm firmat.

Ronaldo kishte shprehur dëshirën të largohej nga Manchester United dhe duket se Turqia do të jetë destinacioni i tij, të paktën sipas mediave të mëdha vendase dhe drejtuesve të Fenerbaçes. Duket një zhvillim i çuditshëm për aq kohë sa Fenerbahçe nuk luan në Champions League, në një kohër kur lojtari e kishte vendosur këtë si kusht për ekipin ku mund të levizte. Nga ana tjetër nuk ka asnjë reagim që të mohojë diçka të tillë nga vetë klubi dhe as lojtari.

Kategoritë
Sport