Bora gjysmë metri, të izoluar e pa rrymë banorët e fshatrave Bulqizë dhe Mat

Është rënduar situata nga reshjet intensive të dëborës në Bulqizë dhe Mat të Shqipërisë.

Reshjet e dendura të shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta ka bllokuar rrugët rurale të njësive të bashkisë Bulqizë, Mat dhe Klos duke lenë të izoluar shumë fshatra pasi trashësia e dëborës ka shkuar nga 35 deri në 45 centimetra, shkruan Top Channel.

Reshjet e shoqëruara me ngrica në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët nacionale, si dhe në rrugët brenda qytetit të Bulqizës, por jo vetëm, stuhitë e forta të dëborës ka detyruar të mbyllen edhe bizneset.

Ndërkohë mësohet se në shumë fshatra të njësive administrative Bulqizë mungon energjia për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të lartë dhe ato të ulët.

Kategoritë
LajmeVendi