Borell: S’mund të hyjmë në 21 nëntor pa marrëveshje, mund të ndodhë më e keqja

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka apeluar për një marrëveshje Kosovë -Serbi për targat me tone dramatike. Ai ka treguar se pala kosovare dhe ajo serbe do të nisin negociata për targat. Kryediplomati europian ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje duke treguar fleksibilitet. po ashtu ka bërë me dije se Brukseli e ka përgatitur një propozim të cilin e kanë mbështetur Franca dhe Gjermania.

“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikhsme . Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja . Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim . Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione . Autoritetet  kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të punojnë për implemetnimin e Asociacionit pa vonesa” ka theksuar ai.

Kategoritë
LajmeVendi