Borrell do të deklarohet për media pas takimit Kurti – Vuçiq i cili po cilësohet “urgjent”

Sot, në Bruksel ka filluar takimi trilateral i cilësuar si urgjent midis Kosovës, Serbisë dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Joseph Borrell do të ndihmojë Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në këtë takim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në këtë mbledhje.

Pas takimit tripalësh, do të ketë një deklarim për media nga Borrell i cili do të njoftojë për mbarëvajtjen e takimit.

Kategoritë
LajmeVendi