Borrell: Duhet ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka thënë ai në një fjalë rasti, nga takimi i ministrave të Jashtëm të G7 në Munster të Gjermanisë.

“Unë mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh mes tjerash Borrelli.

Kategoritë
BotaLajme