Borrell: Turqia ka bërë një punë mjaft të mirë ndërmjetësimi mes Ukrainës dhe Rusisë

“Në këtë proces Turqia po bën një punë mjaft të mirë. Ka marrëdhënie të mira me të dyja palët por në pozicionin e ndërmjetësimit sigurisht që më e mira është të përfshihet OKB-ja”, tha Borrell për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha se Turqia ka marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe Rusisë dhe se ajo ka bërë një punë mjaft të mirë në këtë proces.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine“, Borrell vuri në dukje se ndërmjetësuesit idealë në luftën Rusi-Ukrainë, që vazhdon që nga 24 shkurti, janë Turqia ose Kombet e Bashkuara (OKB).

“Në këtë proces Turqia po bën një punë mjaft të mirë. Ajo ka marrëdhënie të mira me të dyja palët, por në çështjen e ndërmjetësimit sigurisht që më e mira është të përfshihet OKB-ja”, shtoi shefi i diplomacisë evropiane.

Duke vënë theksin se BE-ja nuk mund të bëhet ndërmjetësuese, Borrell tha: “Ne nuk mund të jemi. As Rusia nuk na pranon ne, dhe as ne nuk e pranojmë Rusinë si ndërmjetësues. Edhe Kina nuk bën, sepse edhe ata paraqesin një qëndrim prorus”.

– BE premton më shumë mbështetje për Ukrainën

Borrell nënvizoi se BE-ja do të bëjë me shumë se çka bërë deri më tani për të arritur objektivin, që Ukraina ta fitojë luftën.

“Mbështetja jonë konsiston në: furnizimin me armë për Ukrainën, dobësimin e ekonomisë së Rusisë dhe izolimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare. Nuk i kuptoj ata që thonë se sa më shumë armë t‘i jepen Ukrainës, aq më shumë do të zgjasë lufta dhe aq më shumë do të shtohen vuajtjet e ukrainasve. I pyes këta njerëz: A ka rëndësi se si përfundon kjo luftë? Të dorëzohen, të gjunjëzohen ukrainasit? Të copëtohen nga rusët? Kjo është ajo që ne duam? Këta njerëz thonë se edhe lufta do të përfundojë nëse atyre nuk u dorëzohen armë, por po më pas?”, tha Borrell duke shtuar:

“Shikoni, luftërat përfundojnë me negociata, por në tryezën e negociatave mund të uleni në një pozicion të fuqishëm dhe ajo që po bëhet tani është që ukrainasit të vendosen në këtë pozicion. Këtë temë do ta diskutojmë edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve G-7, që do të mbahet të enjten në Weissensee, presidencën e të cilës aktualisht e mban Gjermania”.

– “Kemi nevojë për një zgjidhje që u përshtatet të gjithëve”

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell tha se në të kaluarën kanë qenë mjaft të sinqertë aq sa për t‘i besuar vetëm dhe plotësisht Rusisë në çështje të caktuara. “Në Gjermani nuk kishte ndonjë terminal të LNG-së. Duhet të pranojmë se në të shkuarën kemi bërë një gabim, të cilin tani na duhet ta rregullojmë. Procesi do të zgjasë pak, por do të shpëtojmë nga gazi rus“, tha ai.

“Vende si Hungaria kanë arsye logjike objektive për të thënë ‘Ne nuk kemi vijë bregdetare dhe tubacion të veçantë për cisternat e naftës‘. Për këtë arsye kemi nevojë për një zgjidhje që u përshtatet të gjithëve”, tha Borrell, duke shtuar se askush në BE nuk mund ta ndalë brenda një nate furnizimin e gazit natyror dhe të naftës nga Rusia.

Kategoritë
BotaLajme