Borrelli beson se javëve të ardhshme do të ketë rezultate pozitive në dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se beson që në javët e ardhshme do të ketë rezultate pozitive në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Borrell ka folur për çështjen e dialogut në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në Këshill të Sigurimit po flitet për bashkëpunimi BE – OKB.

“Po punoj në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si koordinator i këtij dialogu, i mandatuar nga Kombet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve. Jemi në një moment kritik dhe besoj që në javët e ardhshme do të sjellim rezultate pozitive. Bashkimi Evropian u ka prezantuar një propozim palëve që do ta vendoste procesin e normalizimit në binarë, e të çojë në rrugë para. Të hënën e kemi një takim të nivelit të lartë me dy liderët të Beogradit dhe Prishtinës, presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës, për ta parë nëse ky angazhim është serioz e solid, e që prezanton një mënyrë të qartë normalizimin e marrëdhënieve për të dy ata”, tha Borrell.

Borrell është takuar të enjten me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai deklaroi se ndër të tjera kanë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Borrell

Kategoritë
LajmeVendi