Borussia Dortmund emëron Niko Kovaçin si trajner të ri

Trajneri 53-vjeçar nënshkroi me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor 2026.

Borussia Dortmund emëroi ish-kapitenin e kombëtares kroate, Niko Kovaç, si trajner të ri, duke zëvendësuar ish-trajnerin Nuri Şahin.

“53-vjeçari, i lindur në Berlin, ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2026 dhe zyrtarisht do të marrë drejtimin të dielën e ardhshme pas ndeshjes së klubit në Bundesligë kundër Heidenheim”, thuhet në një deklaratë të klubit gjerman të futbollit, duke shtuar:

“Borussia Dortmund do ta prezantojë zyrtarisht Niko Kovaçin në një konferencë për media javën e ardhshme”.

Përpos karrierës së tij si futbollist, Niko Kovaç, në cilësinë e trajnerit ka drejtuar më parë kombëtaren e Kroacisë, si dhe klubet Eintracht Frankfurt, Bayern Munich, Monaco dhe Wolfsburg.

Trajneri 53-vjeçar udhëhoqi bavarezët drejt fitores së titullit të Bundesligës në vitin 2019.

Me 26 pikë, Dortmundi renditet i 11-ti në Bundesligë, duke fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e tyre të fundit.

Javën e kaluar, klubi u nda nga trajneri Şahin pas vetëm shtatë muajsh.

Kategoritë
Sport