Boshnjake vodhi më shumë se një milion euro në Shtutgart, policia ofron shpërblim për informacion

Policia në Shtutgart është në kërkim të 42-vjeçares Mirnesa S., e cila më 14 tetor ka vjedhur më shumë se një milion euro nga kompania e transportit të parave ku punonte.

Nuk është bërë e ditur se si Mirnesa, e cila njihet edhe me pseudonimin Miki, ka mundur t’i vjedhë kompanisë kaq para. Ajo është e gjatë 174 centimetra, ka sy blu-jeshile, flokë bjonde dhe disa tatuazhe në të gjithë trupin, veçanërisht në duar.

“Shpërblimi është 37 500 euro dhe është i siguruar privatisht, kush ka dijeni për të dyshuarin 42-vjeçar, është i lutur të kontaktojë policinë kriminale në numrin +4971189905778”, tha policia.

Revista gjermane Bild raportoi se Mirnesa mburrej me stilin e saj të jetesës luksoze në profilin e saj në Instagram, duke postuar foto me bizhuteri të shtrenjta, çanta dhe orë Rolex.

“Po, ky është një mënyrë jetese shumë e pazakontë për një grua që dyshohet se ka punuar si operatore telefonike për një kompani të transferimit të parave,” tha ai.

Mirnesa, e cila është me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, dyshohet se ka punuar më parë si kamariere.

Kategoritë
BotaLajme