Boshnjakja Irma Neziroviç pretendoi se kishte fjetur me Beckhamin: Pas këtij skandali ai e paditi atë

Irma Neziroviç, e njohur më shumë si Irma Nici, deklaroi në vitin 2010 se kishte kryer marrëdhënie seksuale me David Beckhamin, pas së cilës ai paditi atë dhe shtëpinë botuese Bauer Publishing që kishte publikuar intervistën e saj.

Ajo i tha revistës *In Touch* se Beckham kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dhe me një vajzë tjetër dhe se ai u kishte paguar atyre 10.000 dollarë. Beckham i mohoi këto pretendime.

“Unë nuk mbaj mijëra dollarë cash kur udhëtoj. E vetmja mënyrë që mund të merrja 10.000 dollarë do të ishte nëse m’i jepte ekipi im menaxhues. Nuk kërkova para nga asnjë anëtar i ekipit tim kur isha në New York në gusht të vitit 2007,” tha ai.

Ai gjithashtu shkroi se akuzat e saj i kishin shkaktuar dëm emocional. Kërkoi 25 milionë dollarë. Megjithatë, gjykata në Los Angeles e hodhi poshtë padinë e Beckhamit ndaj Irmës dhe shtëpisë botuese të përmendur.

Gjykatësi deklaroi se avokatët e Beckhamit nuk arritën të siguronin prova që *In Touch* e kishte publikuar artikullin me qëllim të keq.

Pas gjithë kësaj, Irma vendosi ta padiste Beckhamin. Avokati i saj, Paul Jensen, tha se ajo mori këtë vendim pasi ai u soll në mënyrë të paarsyeshme ndaj saj dhe i shkaktoi dëme të mëdha. Epilogu i kësaj padie nuk u publikua.

Për Irmën dihen vetëm disa informacione. Me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, ajo është rritur në Angli. Ajo jetonte mes Londrës dhe Nju Jorkut. Pas këtij skandali, ajo u tërhoq nga jeta publike.

Kategoritë
Të ndryshme