Boshnjaku: Greva vazhdon, 99% e mësimdhënësve nuk pranuan ofertën e kryeministrit

Anëtarja e këshillit grevist nga SBAShK-u, Luljeta Boshnjaku, takimin e djeshme në mes tyre dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe takimin e Këshillin Ekonomik Social, i ka cilësuar si të dështuara, pasi ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë të re nga Qeveria e Kosovës.

Boshjaku në një intervistë për KosovaPress fillimisht u ndal te takimi me ministren Nagavci, ku tha se nuk ka pasur ndonjë ofertë të re por vetëm është referuar në pakon e kryeministrit.

“Takimin që ishte me ministren Nagafci, ishte një shenjë e mirë që ministria na ftoi në dialog, mirëpo nuk ishte dialog, sepse nuk kishte ndonjë ftesë të re ose ndonjë ofertë të re, vetëm është referuar në pakon e kryeministrit. Takimi ishte i pa suksesshëm”, tha ajo.

Boshnjaku tha pakoja që është prezantuar nga kryeministri Kurti, nuk ka qenë e mirëpritur për 99% të mësimdhënësve. Sipas saj, dje as në takimin me Këshillin Ekonomik Social nuk kishte rezultate, andaj greva do të vazhdojë

 

Kategoritë
LajmeVendi