Sot, Bosnjë dhe Hercegovina shënon pavarësinë e saj me ceremoni, ngjarje kulturore dhe reflektime në rrugëtimin e saj drejt paqes dhe stabilitetit.
Bosnjë dhe Hercegovina sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë, shpallja e së cilës u pasua nga lufta në vend në fund të shekullit të kaluar.
Bosnjë dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë më 1 mars 1992. Vendimi pasoi një referendum kombëtar, ku shumica e qytetarëve votuan pro pavarësisë.
Hapi historik erdhi në mes të tensioneve në rritje dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa boshnjakëve muslimanë iu kërcënua ekzistenca nga forcat serbe dhe kroate.
Pas referendumit dhe njohjes ndërkombëtare të pavarësisë në prill të vitit 1992, krahas ushtrisë jugosllave, forcat paramilitare serbe nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia filluan spastrimin etnik ndaj boshnjakëve.
Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë zgjati deri në vitin 1995, duke përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila themeloi dy entitete në vend: Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikën Sërpska.
Sot, Bosnjë dhe Hercegovina shënon pavarësinë e saj me ceremoni, ngjarje kulturore dhe reflektime në rrugëtimin e saj drejt paqes dhe stabilitetit.