Bosnjë dhe Hercegovinë, zbulohen eshtrat e 3 viktimave të tjera të gjenocidit të Srebrenicës

Instituti i Personave të Zhdukur ka thënë se eshtrat janë zbuluar në tri lokacione të ndryshme dhe janë transportuar në qytetin e Tuzlës për identifikim dhe procedura ligjore

Eshtrat e tre personave të tjerë të vrarë gjatë gjenocidit të Srebrenicës në luftën e viteve 1992-1995 u zbuluan sot në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Anadolu.

Mbetjet e eshtrave të viktimave u zbuluan në qytetin e Srebrenicës pranë komunës Bratunac.

Instituti i Personave të Zhdukur ka thënë se eshtrat janë zbuluar në tri lokacione të ndryshme dhe janë transportuar në qytetin e Tuzlës për identifikim dhe procedura ligjore.

Gërmimet u ndoqën nga Prokuroria me kërkesë të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Më shumë se 8.000 burra dhe djem muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe të Bosnjës sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së në Srebrenicë në korrik 1995, pavarësisht nga prania e trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Qindra familje boshnjake janë ende në kërkim të personave të zhdukur pasi një numër i madh viktimash u hodhën në varre masive në gjithë vendin gjatë Luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995.

Kategoritë
LajmeRajoni