Bota e automobilave vajton: Vdiq një nga talentet më të mëdhenj (17), aksidentoi me vëllain

Bota e sporteve automoto po mban zi për një nga drejtuesit e saj më të talentuar, 17-vjeçarin Federico Gutierrez, i cili vdiq në një aksident në Meksikë.

Gutierrez u vra në një aksident automobilistik në të cilin u përfshi me vëllain e tij Max. Të dy u dërguan në një spital në Mexico City me helikopter, por vëllai i vogël nuk mundi të shpëtohej. Ai u shpall i vdekur.

Nga ana tjetër, vëllai i madh Maksi ndodhet i shtruar në spital me plagë të rënda, por nuk ka rrezik për jetën.

Shoferi i ri ishte një yll i madh në ngritjen e sporteve auto-moto. Ky pilot i NASCAR-it u emërua fillestari më i mirë sezonin e kaluar në serinë e sfidave të NASCAR Mexico.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e mikut dhe shoferit tonë Federico Gutierrez Hoppe. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Gutierrez në këtë kohë të vështirë,” tha NASCAR në një deklaratë.
Vëllai i madh Max është tashmë një emër i njohur në sport, pasi ka bërë debutimin e tij në garat NASCAR në Shtetet e Bashkuara.

Kategoritë
Sport