Para disa ditësh Banka Qendrore e Kosovës ka përgatitur një plan 10 pikësh lidhur me rregulloren e saj të re për operacione me para të gatshme.
Bazuar në këtë plan, rregullorja sipas së cilës parashihet që pagesat në Kosovë të bëhen vetëm me euro, e një gjë e tillë ndalohet të bëhet me dinar duhet të zbatohet në një afat deri në tre muaj.
Përveç kësaj, BQK-ja tashmë ka nisur edhe një metodë të re të vetëdijësimit të qytetarëve.
Ajo ka filluar të dërgojë edhe SMS-a nëpër telefonat e secilit qytetar duke iu kërkuar që të pranojnë vetëm euro nëpër llogari bankare, përderisa ka njoftuar se këmbimi dhe kursimi mund të bëhetnnë cilëndo valutë.
“Qytetarë të nderuar, Pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë. Hapni llogari me shërbime bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes. 080022255 https://bit.ly/0800thirrniBQK”, thuhet në sms e BQK-së.