Bredhi ‘qesharak’ i Prizrenit (Foto)

Tashmë janë afruar festat e fundvitit, andaj ka filluar dekorimi i shesheve e hapësirave publike nëpër komuna.

Si traditë e këtyre festave është edhe stolisja e bredhit të festave.

Madje, edhe nëpër sheshe ka filluar vendosja e bredhave të mëdhenj.

Por, bredhi që gjendet në Prizren ka dëshpëruar shumë nga qytetarët e këtij qyteti.

Në këtë fotografi të shpërndarë nëpër rrjete sociale, shihet se si ky bredh, i dekoruar me aq pak shije, dhe me një gjatësi të shkurtër është vendosur në qendër të qytetit./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi