Bregdeti kroat: Gjobë për një peshqir në plazh deri në 1300 euro

Lënia e peshqirëve dhe shezlongëve në plazh gjatë natës, në mënyrë që në mëngjes të mos kacafyten për pozicione të mira në plazh, është një taktikë e shpeshtë e turistëve. Megjithatë, ata vendosën ta zhdukin atë në bregdetin kroat.

Ndërmarrja e shërbimeve komunale në Novi Vinodolski ka lëshuar një deklaratë se të gjithë ata që lënë “rekuizita” në plazh do të gjobiten, ndërsa sendet do të hiqen, shkruan Index.hr.

Në bazë të nenit 59 të Vendimit për rendin komunal, ndalohet lënia e peshqirëve, rekuizitave të plazhit dhe sendeve të tjera personale në plazhet natyrore dhe të organizuara pas përdorimit të tyre. Janë paraparë edhe gjoba për shkelësit, duke filluar nga 600 HRK deri në 1,500 HRK për individët dhe deri në 10,000 HRK për personat juridikë.

Qyteti i Novi Vinodolski do të heqë çdo objekt të mbetur në plazhe dhe pronarët, nëse dëshirojnë, do të mund ta marrin atë në Qendrën Kulturore Novi Vinodolski. Artikujt mund të merren brenda tetë ditësh.

Kategoritë
LajmeRajoni