Brenda kampit të “ndëshkimit” të Vladimir Putin

Media e pavarur ruse, “The Insider”, ka publikuar pamje dhe rrëfime nga një kamp ku pretendohet se mbahen ushtarët rusë, të cilat kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë.

Të paktën 20 ushtarë janë vendosur në një bodrum në rajonin e aneksuar të Donetskut në kushte mjerale, të uritur e të kërcënuar vazhdimisht se do të pushkatohen. Shumica prej tyre kanë deklaruar me shkrim se refuzojnë të luftojnë sepse nuk besojnë në ato që thotë Vladimir Putin. Gratë dhe nënat e tyre janë shprehur se ata po etiketohen si tradhtarë dhe po përballen me presion të ashpër për të tërhequr deklaratat e tyre.

“The Insider” shkruan se kampi barbar është vetëm një nga shumë të tillë të krijuar nga ushtria e Putin.

Kategoritë
BotaLajme