Shi e breshër i madh ka rënë në fshatin Kopiliq i Epërm i Skënderajit.
Ky breshër ka bërë dëme të mëdha në prodhime bujqësore.
Meteo Balkan ka publikuar disa fotografi ku shihen specat, shalqiri e kumbullat shumë të dëmtuara.
Ky shi e breshër sot ka ardhur pas disa ditëve shumë të nxehta në Kosovë ku temperaturat kanë arritur edhe deri në 36 gradë celsius.