“Breshëri” dorëheqjesh në qeverinë e Johnson, largohet një tjetër ministër

Breshëria e dorëheqjeve nga anëtarët e qeverisë Johnson në Britani vazhdon me shpejtësi, me një tjetër politikan konservator që ka dhënë dorëheqjen, sipas mediave të huaja.

Robin Walker, nënsekretari i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Arsimin, dha dorëheqjen sot, e fundit në një seri dorëheqjesh.

“Ngjarjet e fundit e kanë bërë të qartë se partia jonë e madhe, ka devijuar nga misionet e saj kryesore për t’u fokusuar në çështjet e lidershipit,” tha walker në letrën e tij të dorëheqjes të postuar në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme