Breshëri “gjigant” vret foshnjën në Spanjë (Video)

Moti i keq në Spanjë ka shkaktuar një viktimë. Një foshnje 20 muajshe ka humbur jetën në zonën e Gironas për shkak se është goditur nga breshëri, i cili ka arritur në madhësinë e 10 centimetrave.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së martës kur foshnja që ndodhej jashtë u godit në kokë nga breshëri i madh. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe fatkeqësisht humbi betejën mëngjesin e sotëm.

Departamenti i zjarrfikësve mori dhjetëra thirrje për më shumë se 28 persona të plagosur, ndërsa shumë rrugë dukeshin si një peizazh i bombarduar. Një valë moti i keq ka përfshirë Spanjën ditët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme