Britani, punonjësit e hekurudhave dhe metrosë në grevë

Për shkak të grevës, numri i linjave dhe shërbimeve të ofruara nga hekurudhat britanike dhe metrosë janë ulur ndjeshëm

Punonjësit e hekurudhave dhe të metrosë në Britani të Madhe po vazhdojnë grevën e nisur disa javë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë prej tyre janë në grevë për shkak të humbjeve të vendeve të punës, mosmarrëveshjeve për kushtet e punës dhe pensionet.

Për shkak të grevës, numri i linjave dhe shërbimeve të ofruara nga hekurudhat britanike dhe metrosë janë ulur ndjeshëm.

Mijëra punëtorë në të gjithë Britaninë nisën grevën në fund të gushtit për mosmarrëveshjet e gjata mbi kushtet e punës dhe pagat e padrejta.

Udhëtarët në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Londër, po përballen me probleme të transportit pasi shërbimet e trenit, autobusit dhe metrosë shpesh pezullohen.

Punëtorët në grevë janë nga Rrjeti hekurudhor, Transporti për Londrën, Autobusët e Londrës dhe kompani të tjera transporti që janë anëtarë të një numri sindikatash, përfshirë Unionin Kombëtar të Hekurudhave, Detareve dhe Transportit (RMT).

Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps dënoi grevën masive dhe fajësoi pjesëmarrësit e saj për shkaktimin e ndërprerjeve të panevojshme për miliona udhëtarë që mbështeten në shërbimet e transportit të vendit për të shkuar në punë dhe për të vizituar familjen dhe miqtë.

Sindikatat që kryesojnë grevën masive, megjithatë, pohojnë se punëtorët e tyre po goditen rëndë nga një krizë e kostos së jetesës me inflacionin që arrin nivelin prej 10 për qind dhe uljet e pagave. Më tej, ata pohojnë se kushtet e këqija të punës rrezikojnë jetën e tyre.

Kategoritë
BotaLajme