Britani, shtrohet iftar i hapur në muzeun Victoria dhe Albert në Londër

Organizata “Ramadan Tent Project” do të shtrojë iftare në 10 qytete në të gjithë Britaninë e Madhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Muzeu Victoria dhe Albert (V&A) në Londër të Britanisë së Madhe mbrëmë shtroi iftar të hapur për qindra persona të premten (xhumanë) e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.

Programi u mbajt në Muzeun V&A, një nga muzetë kryesorë në botën e artit, dizajnit dhe performancës.

Iftari i hapur, ku morën pjesë më shumë se 400 persona u përgatit nga organizata “Ramadan Tent Project”.

Omar Salha, themeluesi i organizatës humanitare “Ramadan Tent Project”, tha se këtë vit shënon 10-vjetorin e projektit.

Projekti u nis nga një grup studentësh të Universitetit SOAS të Londrës për të ftuar studentët ndërkombëtarë për të ndarë iftarin.

Ai theksoi se iftari në sheshin e famshëm “Trafalgar Square” do të jetë më i madhi dhe se do ta shtrojë iftarin në stadiumin e klubit futbollistik Chelsea, “Stamford Bridge”.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është t’i kthejmë të huajt në miq, të ndërtojmë atë ndjenjë të komunitetit”, tha Dowshan Humzah, anëtar i Bordit këshillues të projektit.

Duke folur për programet e iftarit në stadiumet e futbollit, Humzah tha se iftari i hapur i nesërm do të jetë i pari që do të shtrohet në stadiumin e një klubi të futbollit në Premier Ligë.

Kategoritë
BotaLajme