Britania e Madhe ia dhuron Ukrainës mbi 4 mijë sisteme raketore antitank

Britania e Madhe u ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4,000 sisteme raketore antitank për të ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria thotë se pajisjet e dërguara janë NLAW apo armë të lehta antitanke të gjeneratës së ardhshme.

Tutje, në cicërimat në Twitter të ministrisë thuhet se kanë sisteme të mjaftueshme të armëve për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të ruajtur angazhimet e tyre ndaj NATO-s, shkruan BBC.

Kategoritë
LajmeVendi