Britania e Madhe kthen në shtëpi mbi 40 emigrantë shqiptarë

Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britaninë e Madhe me gomone, janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.

Mediat britanike shkruajnë se 42 persona janë dëbuar nga Britania e Madhe dhe kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Bëhet me dije se nga personat e dëbuar, 32 prej tyre ishin të dënuar, në total prej 89 vitesh burg për trafik droge dhe hyrje ilegale në Britaninë e Madhe.

Ndërsa 10 të tjerët kishin shkelur vizën ose ishin futur më parë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme. Mendohet se ky është fluturimi i katërt në pak javë që deporton shqiptarë në shtetin ballkanik.

Në nëntor po ashtu u dërguan në Shqipëri 26 shqiptarë të dënuar në total me 24 vite për vepra të ndryshme penale. Kryesisht akuzat që rëndojnë ndaj 42 shqiptarëve të depërtuar së fundmi në Shqipëri, kanë të bëjnë me prodhim e furnizim droge, posedim të një arme zjarri, vjedhje, posedim prone në mënyrë të paligjshme, dokumente të falsifikuara etj.

Kujtojmë se kryeministri Rishi Sunak, disa ditë më parë u zotua të depërtonte “mijëra” prej tyre në muajt e ardhshëm, si dhe zbuloi një plan me pesë pika për të trajtuar krizën e Kanalit javën e kaluar.

Gjithashtu që prej fillimit të vitit në Britani mendohet se janë mbi 13,000 shqiptarë që kanë mbërritur me varka të vogla. Po ashtu kthimi i shqiptarëve do të bëhet më i lehtë pasi Tirana i dha Britanisë së Madhe “garanci formale” se do të merrnin masa ndaj personave me precedentë kriminalë.

Kategoritë
BotaLajmeVendi