Britania mban fjalën: Zelensky në Londër siguroi plot armatim

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka arritur të hënën në Britani të madhe dhe ka bërë thire menjëherë për këtë vend që të bashkohet në një koalicion dhurues të aeroplanëve ushtarak në vigjilje të kundër ofensivës së shumë përfolur. Britania ka premtuar dron sulmues dhe qindra raketa, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka takuar Zelenskyyn në rezidencën e tij në Chequers të Britanisë ku u përqafuan me tu parë. Kjo është vizita e dytë e Zelenskyyt në Britani që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022.

Britania është vendi i 5 që ka vizituar Zelenskyy në tre ditët e fundit. Ai më parë vizitoi Italinë, Vatikanin, Gjermaninë dhe Francën në përpjekje të sigurojë armatim shtesë për ushtrinë e tij.

Kategoritë
BotaLajme