Britania pezullon 30 nga 350 licencat e eksportit të armëve drejt Izraelit

“Përballë një konflikti si ky, është detyrë ligjore e kësaj qeverie të rishikojë licencat e eksportit të Britanisë”, tha Sekretari i Jashtëm Lammy

Britania ka pezulluar 30 licenca për eksportin e armëve ndaj Izraelit pas një rishikimi, njoftoi sot Sekretari i Jashtëm David Lammy, raporton Anadolu.

Gjatë një fjalimi në parlament, Lammy tha se vendimi vjen pas një rishikimi të licencave të eksportit për armët në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka zbuluar se ekzistonte një “rrezik i qartë” që ato të përdoreshin në një mënyrë që mund të shkelë ligjin ndërkombëtar.

“Përballë një konflikti si ky, është detyrë ligjore e kësaj qeverie të rishikojë licencat e eksportit të Britanisë”, tha Lammy.

Rreth 30 nga 350 licenca do të pezullohen, tha ai, megjithatë, duke shtuar: “Ky nuk është një ndalim i përgjithshëm, kjo nuk është një embargo armësh”.

Qeveria britanike ka qenë nën kritika për vazhdimin e licencave të eksportit të armëve ndaj Izraelit.

Në qershor, Departamenti për Biznes dhe Tregti tha se Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar 108 licenca për eksportin e armëve drej Izraelit që nga 7 tetori – kur filloi konflikti i Gazës – ndërkohë që mbi 300 licenca ishin ende aktive, sipas të dhënave para vendimit të sotëm

Kategoritë
BotaLajme