Britanikët në anën e Kurtit, të shqetësuar që SHBA dhe BE po e ndëshkojnë

Gazeta “The Guardian” duke u thirrur në burime shkruan se britanikët kanë shprehur shqetësimin e tyre që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, po e kërcënojnë një aleat me ndëshkim për shkak të mënyrës se si e ka trajtuar zhvillimet e fundit në veri. Sipas tyre, SHBA dhe BE janë duke bërë gabim.

Kjo gazetë citon Kryetaren e Komisionit për Punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns e cila ka paralajmëruar SHBA-në kundër ndëshkimit joproporcional të Kurtit.

Sipas “The Guardian”, Kearns ka treguar dallimet që ekzistojnë ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA’së për sanksionet ndaj Kryeministrit të Kosovës

“Qëndrimi që po merret ndaj Kosovës është joproporcional. Mungesa e dekurajimit të Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe moskoherencë strategjike. Dështimi për të penguar milicinë e armatosur, financuesit dhe mburojën e tyre rrezikon të inkurajojë përshkallëzimin e mëtejshëm.” Ka thënë Karnes. Po ashtu, Karnes ka theksuar Kosova duhet të lejohet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Tutje “The Guardian” shkruan se diplomatët britanikë kanë frikë se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin nuk shqyrtojnë shkakun rrënjësor të ngërçit, përfshirë kërkesën e BE-së që Kurti të pranojë një marrëveshje të arritur në 2013 duke i dhënë autonomi gjithëpërfshirëse një asociacioni të komunave serbe.

“BE-ja u përpoq ta impononte këtë si pjesë e një marrëveshjeje prej 11 pikash në bisedimet në Ohër në Maqedoninë e Veriut në mars, por asnjëra palë nuk e nënshkroi marrëveshjen. BE-ja argumentoi se marrëveshja, duke përfshirë klauzolat e vitit 2013 që siguronin njohjen e nënkuptuar de fakto të Kosovës nga Serbia, përmbushi kërkesën kryesore të Kosovës” shkruan gazeta.

Më tej gazeta prestigjize britanike citon edhe Mark Dickinson, ish diplomat britanik  në Kosovë, i cili ka kritikuar Lajçakun:

“Cila është koha më e shkurtër për të shpëtuar fytyrën përpara se [i dërguari i BE-së Miroslav] Lajčákut t’i kërkohet nga të gjitha anët për të ‘kaluar më shumë kohë me familjen e tij’? Nuk e kam problem që Kurti (dhe fatkeqësisht Kosova) të fajësohet dhe të ndëshkohet. Mund ta duroj edhe që Vuçiq t’i shpëtojë. Por nëse BE-ja dështon të pranojë se ajo gjithashtu ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi, ne mund të presim që të ketë vetëm përsëritje.”

Kategoritë
BotaLajme