Britanikët ‘xhindosen’ pasi Meghan Markle tallet me mbretëreshën e ndjerë

Gruaja e Princit Harry është tallur “në një mënyrë të ekzagjeruar dhe fyese” me Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II, duke bërë që rrjeti të ‘turfullojë’ edhe njëherë kundër serialit më të ri në Netflix.

Në një videoklip që është bërë viral në rrjetet sociale, gruaja e Princ Harry-t, Meghan Markle, shihet duke qeshur në mënyrë të pakontrolluar teksa përshkruante se si Princ Harry e kishte prezantuar atë me Mbretëreshën Elizabeth II.

Përdoruesit e rrjetit kritikuan Markle për ‘talljen e saj’ ndaj Mbretëreshës në shfaqjen e re që ka marrë kritika të panumërta edhe pse në të njëjtën kohë edhe ka thyer rekordet si seriali më i ndjekur në Netflix.Ish-aktorja Meghan Markle ka ngritur polemika për talljen e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II dhe mosrespektimin e traditave të familjes mbretërore.

Ajo i bëri komentet fyese gjatë episodit të dytë të serialit të ri dokumentar të Netflix me titull, “Harry & Meghan”.

“Ishte kështu… Sikur të isha e përulur sikur të isha… Kënaqësi që ju takova…Madhëri? A ishte në rregull?” Meghan Markle u dëgjua duke thënë. Princit Harry dukej se nuk i pëlqeu ideja që gruaja e tij tallej me traditat e tij familjare apo dhe besimet kulturore.

Sidoqoftë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk u impresionuan nga ‘humori i saj i sforcuar’.

“Meghan Markle duke u tallur me mbretëreshën e ndjerë, por mos harroni se ajo ende dëshiron titullin e saj si DUKESH E SUSSEX-it”, shkroi redaktori i “El American”, Ben Kew.

Ndërsa, gazetari Colin Brazier theksoi se: “Nuk ka asgjë më private se një martesë. Por, sinqerisht, si i pajton Harry vlerat që ai përqafonte dikur – duke përfshirë betimin e një oficeri të ushtrisë për të mbrojtur Mbretëreshën – me përbuzjen e gruas së tij jo aq të fshehtë për gjërat për të cilat përfaqësonte monarku ynë i ndjerë.”

Në vazhdim, gazetari Benjamin Butterworth tha se: “Kjo është thjesht e shëmtuar dhe e papërshtatshme. Meghan duket si një bullizuese shkolle.”

“Dhe ja, Meghan Markle duket se po tallet me Mbretëreshën në atë dokumentar, por nuk e vura re që ajo kishte ndonjë problem me monarkinë kur ata i dhanë asaj një dasmë shumë milionëshe që dukej më e madhe se një cirk! Le të mos harrojmë fustanin mbretëror më të zymtë të nusërisë që kam parë ndonjëherë!”, tha një tjetër përdorues duke dashur të vë në pah ‘hipokrizinë e Narjke’.

Ky nuk është rasti i vetëm që seriali më i ri i çiftit mbretëror po edhe vetë Meghan Markle janë kritikuar për sjellje ‘jo të hijshme’ dhe ‘mosmirënjohëse’ ndaj familjes mbretërore.

Në fakt, disa nga figurat më të rëndësishme të televizionit dhe medias britanike kanë kritikuar ashpër serialin, duke e akuzuar vetë Princin Harry se po tregon një version të shtrembër të monarkisë, apo edhe se po përdor nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana, për të marrë famë dhe disa klikime më shumë.

Princ Harry ka marrë gjithashtu kritika nga ata që e kanë quajtur atë thjesht një ‘bashkëshort të bindur’ që bën çdo gjë që i kërkon gruaja – kjo sepse ëndrra në sirtar e Markle për t’u bërë një aktore e famshme thuhet se e ka detyruar Princ Harry-n që të lë mbrapsht çdo gjë në Londër për të lëvizur bashkë me Markle në Hollivud vetëm që ajo të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë aktore si dhe të qëndrojë pranë elitave të kinematografisë botërore.

 

 

Kategoritë
BotaLajme