Brnabiç: Si kryeministre e Serbisë, nuk më vjen mirë të pushoj në Kroaci

Që nga Festimet e 27-VJETORIT TË Olujës, politikanët serbë kanë folur për festën e serbëve në bregdetin kroat. Kështu përfaqësuesi i SNS-së së Vuçiqit, Vladimir Gjukanoviq dhe kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviq, thanë se nuk i kuptojnë serbët që pushojnë në Kroaci.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, verën e kaloi në Kroaci, ndaj publikut serb i ka treguar diçka për këtë, transmeton Nova.rs. Brnabić tha se ajo ka trashëguar pronë në Kroaci dhe për këtë arsye ajo i kalonte verërat e saj në bregdetin kroat.

“Unë kam një shtëpi në Kroaci, në ishullin Krk. Gjyshi im, babai i babait tim, është nga Krk, kështu që unë kam shtëpinë time atje. Hera e fundit që kam qenë atje ka qenë në vitin 2016. Që kur kam hyrë në qeveri, si Ministre për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, nuk kam shkuar në shtëpinë time”, ka thënë Brnabiq, përcjell Nova.rs.

“Si kryeministër nuk më bën mirë të bëj pushime në Kroaci”

Brnabiq thotë se për momentin ndjen se nuk është mirë që ajo si kryetare e qeverisë së Serbisë ta kalojë verën në Kroaci.

“Një pjesë e familjes sime i kalon pushimet atje. Kjo është ndjenja ime personale, nuk mendoj se duhet të shpjegoj”, tha kryeministri i Serbisë.

Kryetari i Novi Sadit: Nuk i kuptoj serbët që janë me pushime në Kroaci

Javën e kaluar kryetari i Novi Sadit, Vuçeviq, tha se nuk i kupton bashkëqytetarët e tij që shkojnë me pushime në Kroaci. Këtë e ka thënë në prag të përvjetorit të aksionit Stuhia.

“Lërini të kalojnë verën ku të duan, nuk më intereson. Por sigurisht që është e keqe dhe mjaft e turpshme nëse nesër jeni serb në Dalmaci ose diku me pushime në detin Adriatik në Kroaci. Nesër do të festojnë dhe thonë se ata fituan duke dëbuar serbët. E vetmja gjë është që të zhytesh gjithë ditën, të marrësh një shishe të madhe oksigjeni, të futesh nën det dhe të bësh sikur kjo nuk po ndodh dhe se ka njerëz shumë të mirë rreth teje.” ka thënë Vuçeviq.

Kategoritë
LajmeRajoni