BSPK paralajmëroi padi ndaj tij, deklarohet ministri Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë konferencës së sotme, është deklaruar për padinë e paralajmëruar nga BSPK.

Ai tha se padi ka çdo hërë, “megjithatë padia duhet të ketë bazë përndryshe hudhet poshtë nga gjykata.

“Padi ose paralajmërim për padi ka çdo herë, ka pasë edhe më herët, nëse nuk gaboj ka qenë Sindikata e Shëndetësisë që pat  paralajmëruar padi, por nuk është se ka ndodhur. Cdo kush mund të parashtrojë padi për çdokë dhe kjo është e mira e sistemit juridik dhe kushtetueshmërisë sonë. Megjithatë, padia duhet të ketë bazë përndryshe hudhet poshtë nga gjykata”, tha Murati.

BSPK paralajmëroi padi ndaj Muratit, pasi ky i fundit tha se do t’i ndalet paga të gjithë atyre që grevojnë.

Kategoritë
LajmeVendi