Bullgari, më 2 tetor do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidenti Rumen Radev shpërndau parlamentin dhe emëroi Galab Donev në krye të qeverisë kalimtare

Në Bullgari më 2 tetor do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, bëhet e ditur sot nga Zyra e presidentit të vendit, pasi përpjekja e tretë dhe e fundit për formimin e qeverisë dështoi javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Rumen Radev shpërndau parlamentin dhe emëroi Galab Donev në krye të qeverisë kalimtare.

Partia Socialiste e Bullgarisë (PSB) që më 18 korrik mori mandatin për formimin e qeverisë, zyrtarisht ia ka kthyer presidentit më 28 korrik.

Këto do të jenë zgjedhjet e katërta në periudhë prej dy vitesh. Në Bullgari erdhi deri te jostabiliteti politik që kur në qershor u votua mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Kirill Petkov.

Kategoritë
LajmeRajoni