21 parti dhe koalicione kanë nominuar kandidatë për parlamentin prej 240 anëtarësh.
Duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit, qytetarët në Bullgari sot do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Anadolu.
Gati 6,6 milionë votues të regjistruar kanë të drejtë të votojnë në 12.000 kuti votimi në gjithë vendin dhe në 738 pika të tjera në 62 shtete, ka thënë Ministria e Jashtme.
21 parti dhe koalicione kanë nominuar kandidatë për parlamentin prej 240 anëtarësh në zgjedhje.
Edhe qytetarët bullgarë që jetojnë në Türkiye do të mund të votojnë në 162 pika.
Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se ka marrë masa të gjera sigurie për zgjedhjet.
Zgjedhjet e sotme janë të pestat të përgjithshme të parakohshme të Bullgarisë që nga prilli 2022 me shpresën për të kapërcyer krizën politike në vendin që ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme, pasi po përballet me çështje të mëdha që do të përcaktojnë të ardhmen e saj në BE.