Bullgaria refuzoi të nënshkruajë deklaratën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka refuzuar të nënshkruajë tekstin e deklaratës së nëntë shteteve anëtare të aleancës veri-atlantike nga Europa Lindore, për shkak të një nenit që mbështetë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, është theksuar  në komunikatën e nga kabinetit të presidentit bullgar.

“Rumen Radev nuk pajtohet me të gjithë tekstin e deklaratës së miratuar nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti mbështetë qëndrimet e tjera të gjetura në dokument”, thuhet në deklaratën e raportuar dje nga BTA.
Dokumenti u nënshkrua më 2 tetor nga presidentët e Rumanisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovakisë dhe Polonisë.

Kategoritë
LajmeVendi