Bulliqit i dorëhiqet edhe një drejtoreshë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është dorëhequr nga detyra drejtoresha e Inspeksionit, Florentina Osmani.

Lirimi nga detyra e Osmanit, sipas zyrtarëve komunalë është bërë me kërkesë të saj.

“Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë. Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish-drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster. Ndërsa ish-drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë”, thuhet në njotimin e Zyrës për marrëdhënie me media dhe informim.

Kategoritë
LajmeVendi