“Burek me djathë”: “provokim” i pazakontë i tifozëve malazezë në ndeshjen kundër BeH

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka barazuar të shtunën mbrëma në Podgoricë ndaj Malit të Zi në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Rezultati në fund ishte 1:1.

Skuadra mysafire u prit në një atmosferë të ndershme dhe sportive, ndërsa në tribuna garuan tifozët e të dyja kombëtareve.

Mirëpo, pas fishkëllimës së fundit, ka pasur një “provokim” të vogël nga tifozët malazezë.

Gjegjësisht, derisa tifozët e kombëtares së BeH po largoheshin nga tribuna e stadiumit në Podgoricë, të pranishmit bërtisnin “Burek me djathë”.

Është shaka, sepse sigurisht keni parë disa shembuj ku qytetarët e BeH nuk e njohin burek me djathë e të ngjashme, sepse thonë se bureku është vetëm me mish.

Kategoritë
LajmeRajoni