Burimi i Shëndetit: Këshilla për zgjidhjen natyrale të shqetësimeve të shkaktuara nga tharja e syrit

Këshilla për zgjidhjen natyrale të Kseroftalmisë që është sëmundje progresive e syrit, si pasojë e mungesës së vitaminës A, ku kornea dhe konjuktiva bëhen të thata, të trasha dhe të rrudhosura ose siç njihet ndryshe, sëmundja e tharjes së syve.

Në programin e sotëm Burimi i Shëndetit do të japim disa këshilla për zgjidhjen natyrale të Kseroftalmisë që është sëmundje progresive e syrit, si pasojë e mungesës së vitaminës A, ku kornea dhe konjuktiva bëhen të thata, të trasha dhe të rrudhosura ose siç njihet ndryshe mes popullit, sëmundja e tharjes së syve.

Ne mund të rendisim zgjidhjet bimore dhe metodat natyrale që janë të dobishme ndaj shqetësimeve për sytë e thatë si më poshtë.

  1. Duhen përdorur syze mbrojtëse në mjedise me erë që mund të shkaktojnë thatësi ose gjatë notit.
  2. Duhet të konsumohet të paktën 2 litra ujë në ditë.
  3. Duhet të ushqehemi me vaj peshku të pasur me omega 3.
  4. Rekomandohet gjumë i rregullt.
  5. Meqenëse në muajt e dimrit ajri është i thatë, tharja e syve është më e mundur. Për këtë, ajri i mjedisit ku ndodheni duhet të lagështohet.
  6. Është e nevojshme të pushoni sytë herë pas here kur ndodheni përpara ekranit.
  7. Gjithashtu duhet të shmangni fërkimin e shpeshtë të syve.
  • Vitaminat dhe lëndët ushqyese

Në sindromën e syrit të thatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të shtoni në dietën tuaj ushqime të pasura me vitamina D, B12 dhe A. Ushqime të tilla si e verdha e vezës, drithërat, lëngu i portokallit, karotat, spinaqi, brokoli dhe gjalpi janë burime të pasura të vitaminave D dhe A.

Ju gjithashtu mund të shtoni konsumin e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, si sardelet, salmoni, skumbri, spinaqi, soja dhe farat çia.

  • Kastravec

Kastraveci është një nga ilaçet bimore më të lehta dhe më të mira për trajtimin e syve të thatë.

Një kastravec të ftohur priteni në feta të rrumbullakëta. Vendosini ato mbi sytë tuaj të mbyllur. Mund ta përsërisni këtë 2-3 herë në ditë për të çlodhur dhe qetësuar sytë tuaj.

  • Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit është një nga substancat më efektive që bën dobi për sytë e thatë. Lagni një copë pambuku me ujë trëndafili dhe lëreni në qepallat tuaja për 10 minuta. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë.

  • Çaj kamomili

Kamomili kompenson lagështinë e humbur në sy dhe zvogëlon shqetësimet e shkaktuara nga irritimi.

Shtoni një lugë çaji me kamomili të tharë në një filxhan me ujë të nxehtë dhe lëreni të kullojë për 10 minuta. Ftoheni në frigorifer. Lagni dy copa pambuku në çaj kamomili dhe vendoseni në sytë e mbyllur, lëreni për 10-15 minuta. Këtë mund ta aplikoni 3-4 herë në ditë derisa të ndjeni lehtësim në shqetësimin tuaj.

  • Fara koperi

Farat e koprës kanë veti që mund të jenë të dobishme në reduktimin e inflamacionit dhe vetitë e tyre qetësuese mund të përdoren për të mbajtur lagështinë në sy.

Një lugë çaji me fara kopër lërini në ujë të vluar për 10-15 minuta. Prisni që të ftohet pak. Zhytni një copë pambuku në këtë përgatitje dhe vendoseni mbi sytë tuaj të mbyllur. Prisni të paktën 10 minuta. Bëjeni këtë 2-3 herë në ditë.

  • Aloe vera

Aloe vera është një antioksidant natyral që mund të mbrojë sytë tuaj.

Merrni pak xhel aloe vera dhe aplikojeni në qepallat tuaja.

Bëjeni këtë të paktën dy herë në ditë.

  • Vaj esencial livande

Vaji i livandës mund të ketë një efekt qetësues dhe relaksues. Shtoni disa pika vaj esencial livando në një gotë me ujë. Përzieni dhe lagni një leckë të pastër në këtë tretësirë. Shtrydhni ujin e tepërt dhe vendoseni në sy, mbajeni për 15-20 minuta dhe përsërisni procedurën.

Ju mund ta bëni këtë të paktën tre herë në ditë.

  • Vaj esencial kamomili  

Vaji esencial i kamomilit ndihmon në reduktimin e inflamacionit në sy.

Shtoni disa pika vaj kamomil në një gotë me ujë të ngrohtë. Përzieni dhe lagni një leckë të pastër në këtë tretësirë. Vendoseni në qepalla dhe lëreni për 10 minuta. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë.

  • Vaj ulliri

Vaji i ullirit ndihmon në reduktimin e acarimit dhe inflamacionit në sy.

Merrni disa pika vaj ulliri ekstra të virgjër (të papërpunuar) në majë të gishtave. Bëni masazh butësisht qepallat tuaja të mbyllura dhe mbulojini me duar për disa minuta. Mos e lani vajin. Lëreni të përthithet natyrshëm nga lëkura juaj. Ju mund ta përsërisni këtë proces 2-3 herë në ditë.

  • Vaj peshku

Konsumoni vaj peshku.

  • Ekstrakt çaji jeshil

Ekstrakti i çajit jeshil mund të parandalojë acarimin e mëtejshëm të syve tuaj. Qeskat e çajit jeshil i vendosni në një gotë me ujë të nxehtë dhe e lini të qëndrojë për 10-15 minuta. Prisni që të ftohet pak. Lagni dy copa pambuku me çaj jeshil dhe vendoseni në qepallat e mbyllura, lëreni për 10-15 minuta dhe e përsërisni këtë. Ju mund ta përsërisni këtë disa herë çdo ditë.

  • Kompresë e ngrohtë

Lagështia dhe ngrohtësia e kompresës së ngrohtë mund të lehtësojnë sytë e thatë. Merrni dy peceta (napa) të pastra dhe zhytni në një enë me ujë të nxehtë. Shtrydhni ujin e tepërt dhe vendosni leckat e njomura mbi sytë tuaj të mbyllur për 5-10 minuta. Përsëriteni disa herë në ditë.

Rubrika “Burimi i shëndetit”, përgatitet nga Dr. Mehmet Uçar. 

Kategoritë
FamiljeShëndetësi