Burri nga Novi Pazari vrau nusen e tij pastaj bëri vetëvrasje

I moshuari J. E., dyshohet se ka vrarë nusen e tij pas një sherri të shkurtër, e më pas edhe veten para shtëpisë së familjes në fshatin Crnoça të Serbisë.

Në këtë fshat mes Novi Pazarit dhe Tutinit, vendasit thonë se bëhet fjalë për një  nënë e një djali tetë vjeçar, i cili në momentin e vrasjes ishte në shkollë.

Burri i saj dhe vëllezërit e tij janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit. Në momentin e tragjedisë, vjehrra ndodhej në një fushë, jo shumë larg shtëpisë.

Sipas fqinjëve, i dyshuari për krimin është kthyer së fundmi nga spitali ku është operuar dhe dyshojnë se ka pasur edhe probleme mendore.

“Në lagje kanë dëgjuar fillimisht tre të shtëna, e më pas pas disa minutash edhe një tjetër”, raporton RTV Novi Pazar.

Me ftesë të fqinjëve, menjëherë kanë mbërritur pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë së Novi Pazarit, e më pas edhe prokurori publik. Kanë ardhur edhe mjekë të ambulancës nga Novi Pazari, të cilët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e të dy personave. Një hetim për këtë ngjarje është duke u zhvilluar, raporton Blic./Gazetaere

Kategoritë
LajmeRajoni