Burri që ndryshoi gjininë dhe u bë femër: Unë shkatërrova jetën time

Kristin Beck, një mashkull i cili ka ndryshuar gjini dhe është bërë femër, po përgatitet të kthehet në gjininë  e mëparshme. Beck njoftoi se ajo vendosi t’i rikthehej gjinisë së saj të mëparshme duke kritikuar aktivistët trans, të cilët ajo tha se kishin “përfituar” prej saj.

Beck, i cili doli në pension në vitin 2011, kishte një rekord prej 20 vitesh shërbimi në Marinën, duke përfshirë SEAL Team Six, forca elitare më e trajnuar në ushtrinë amerikane, raportoi Daily Mail.

Beck e përshkroi procesin që kaloi me këto fjalë:

“Gjithçka që më ka ndodhur në 10 vitet e fundit më ka shkatërruar jetën. Unë shkatërrova jetën time. Unë nuk jam viktimë. Unë e bëra këtë vetë, por mora ndihmë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu tani. Unë jam duke u përpjekur ta rregulloj atë.”

Duke thënë se shërbimet shëndetësore transgjinore dëmtojnë fëmijët, Beck tha:

“Isha shumë naiv, isha në një situatë shumë të keqe dhe u përdora, isha i ekspozuar ndaj propagandës, më abuzuan keq nga shumë njerëz me njohuri përtej meje. Ata e dinin se çfarë po bënin.

 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme