Buxheti për vitin tjetër 3.3 miliardë euro – Kurti numëron sukseset

3 miliardë e 314 milionë euro do të jetë buxheti për vitin e 2024, raporton Ekonomia Online. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se asnjë Qeveri nuk ka bërë më shumë se qeverisja e tij në mbështetje me masa.

Ndërsa për nivelin komunal, kryeministri Albin Kurti tha se buxheti për komunat e Kosovës do të jetë mbi 700 milionë euro.

“Menaxhuam pandeminë, menaxhuam krizën energjetike dhe mbështetëm qytetarin për tu përballur me inflacionin dhe jo vetëm që i menaxhaum me sukses këto kriza me sukses por gjatë këtyre viteve të vështira ta rrisim ekonominë dhe të hapim vende të reja pune. U shtuan 60 mijë vende të reja të punës dhe si rezultat i masave ekonomike”.

“Asnjë Qeveri para kësaj tonës nuk kanë bërë kaq masa mbështetëse për krijimin e vendeve të reja të punës. Rritem edhe të hyrat buxhetore pa e ndryshuar asnjë politikë fiskale. Projeksionet për të hyrat për vitin 2024 është 2 miliardë e 705 milionë euro. Për vitin 2024, buxheti i Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha Kurti.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi