Buzëqesh më në fund Barça, shet të drejtën televizive te fondi “Sixth Street”

Barcelona fillon të buzëqesh më në fund, pasi klubi katalanas tashmë kanë një mundësi për të arkëtuar para dhe ky lajm vjen pikërisht në periudhën e merkatosh, me blaugranat që mund të bëjnë transferime.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi spanjoll ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen me fondin e investimeve “Sixth Street” për shitjen e 10% të të drejtave televizive të klubit në LaLiga.

Si rrjedhojë gjenerohen 267 milion euro më shumë për këtë sezon. “Sixth Street” do të investojë fillimisht 207,5 milionë euro, duke marrë përfitimet ekonomike që do të vijnë nga 10% e të drejtave televizive nga LaLiga për 25 vitet e ardhshme.

Kategoritë
Sport